Mbyllja e qedrave serbe për punë socile, reagon Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Mbyllja e qedrave serbe për punë socile, reagon Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e qendrave serbe për Punë Sociale në Kosovë.

Në reagimin e saj, Ambasada e ShBA-së shprehet e shqetësuar për këtë veprim, të cilin e ka quajtur të pakoordinuar.

“Ambasada e SHBA është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës në rrjetin social “X”.

Kujtojmë se aksioni për mbylljen e këtyre qendrave është zhvilluar të premten.

Related Articles