Infektologët për Gazetën Enigma: Varianti Delta është 60 përqind më infektues se variantet e tjera

Infektologët për Gazetën Enigma: Varianti Delta është 60 përqind më infektues se variantet e tjera

Autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se varianti Delta i COVID-19, nga muaji maj ka qenë i pranishëm , i cili vlerësohet të jetë më i rrezikshëm se variantet tjera të cilat janë të pranishme në vend, shkruan Gazeta Enigma.

Infektologu, Hamdi Rmadani, thotë për ‘Gazetën Enigma’ se varianti Delta i coronavirusit tash se fundmi është i pranueshëm edhe në Kosovë me dy raste Delta të COVID-19, ku te dy pacietët tani me janë të shëruar.

“Sikurse jeni njoftuar tashmë është paraqitur edhe varianti Delta i coronavirusit në shumë vende të botës ku ditë më parë edhe vendi ynë poashtu ka identifikuar raste me variantin Delta nga COVID-19. Bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore gjendja e të prekurve është e mirë, ata tani janë të shëruar”, tha Ramadani për ‘Enigmën’.

Njëherit, ai ka shtuar se OBSH dhe shumë organe shëndetësore kanë paraqitur të dhëna në dominimin e formës Delta në evropë dhe mbar botën, tani që rastet e para ishin paraqitur në vitin 2000 në Indi dhe aty ka të dhëna se ka pasur shumë të sëmurë dhe të vdekur. Pra burimi ishte shteti i Indisë ndërsa tani u përhap me shpejtësi edhe në shumë vende tjera.

“Sëmundja ka një dekurs të rëndë në tanlo klinike të rëndë dhe me pasoja, ekziston frika e një ecurie të rëndë aty ku edhe qfaqet Delta varianti i koronsvirusit. Ishte edhe masa e zbutjes së kufizimeve në shumë shtete të botës e cila ndikoi që ky lloj varianti u perhap me një shpejtësi të madhe në shumë vende të botës”, ka treguar ai.

Ende nuk dihet nëse varianti Delta mund të jetë rezistentë ndaj vaksinmit antiCOVID.

“Të njohurat e paraqitura deri më sot nuk kanë treguar se ky variant i llojit të vet mund të jetë rezistentë ndaj vaksinmit antCOVID, dhe poashtu kjo e ndalon në shkallë të madhe përhapjen e pandemisë me Delta në vende tjera, kuptohet kur niveli dhe shkalla e vaksinimit është e lartë mbi 70% e që kjo nuk është arritur gati në asnjë vend”, tha Ramadani.

Për masat antipandemike Rmadani tha se mbesin po ato masa që kanë qenë edhe më parë e që duhet të përdoren për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Masat anipandemike dhe ato bazike pra, maskat, distsnca fizike dhe higjena mbesin ato që e pamundësojnë ose ulin shkallën e infekcionit, me këtë lloj virusi Indian, pra varianti Deltaaa vaksinimi dhe imunizimi janë arma kryesore në parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës në gjdo vend të botës e edhe tek ne”, ka thënë ai.

“Trajtimi ose mjekimi i këtij varianti, lloji i infekcionit është i njejtë me ato të mëparshme. Ndërsa duhet kuptuar se pandemia COVID19 është e pranishme edhe tek ne dhe në botë, vetëdijsimi i qytetarëve mbetet prioritet me masat e cekura më lartë. Nuk duhet pasur panikë por të sillemi konform me situatën e pandemisë të rekomanduar nga auroritet e OBSH dhe autoriteteve shëndetësore të OBSH për Evropë”, deklaroi infektologu.

Ramadani, njëherit tha se edhe masat përkatëse duhet ende të jenë të respektuara kundër pandemisë. Të shpresojm se nuk do të ketë një rritje apo infeksion më të lartë në vendin tonë nëse merren për bazë masat përkatse kufizuse kundër pandemisë dhe vaksinimi të arrin në një shkallë të lartë të imunizimit në popullatën tonë. Por prap po them se vend për panikë nuk duhet të ketë, por të sillemi si deri më tani me kujdesë dhe masa mbrojtëse.

Ndërsa Infektologu, Xhevat Demiri, në një përgjigje për ‘Gazetën Enigma’ tha se varianti Delta është një llojë i Sars-covid-2 dhe është 60 përqind më infektues se variantet e tjera.

“Kohëve të fundit po flitet e përflitet për Delta virusin me të madhe, e vërteta është se edhe në vendin ton veq kemi të prekur nga ky virus, kjo është një variant i COVID19, një lloj i Sars-covid-2. Thuhet se është 60 përqind më infektues se variantet tjera, ky variant është më kontagioz, prek edhe moshën e re nga të dyja gjinit”, tha Demiri.

Ndikon njejtë në të dyja gjinit, dhe më së shumti ndikon në aparatin tretës.

“Prek të njejtat organe duke filluar nga aparati tretës, mjekimi i njejt me format tjera, parandalimi ose preventiva e njejtë”, shtoi Demiri.

Njëhrit Demiri bëri thirrje që të respetohen dhe të zbatohen masat antiCOVID, si maskat, distanca sociale, higjiena personale dhe përdorimi sa më shumë i ujit.

Variantit Delta u identifikua në Indi, në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Tani është përhapur me shpejtësi edhe në shumë vende tjera, ku vlersohet se varianti Delta është në grupin e varianteve më shqetësuese të COVID-19.

Vlenë të theksohet se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant se variant shqetësues i cili mund të përhapet më lehtë.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë paralajmëruan se varianti Delta është “gati të kapë” të rgjithë Evropën, pasi dhjetëra vende kanë hequr kufizimet.

Mediat e huaja raportojnë se njerëzit e infektuar nga varianti Delta kanë dy herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital se sa ata të infektuar me variantin Alpha.

Ndërsa, ashtu si versioni origjinal i këtij virusi, edhe varianti Delta është më i rrezikshëm për të moshuarit e personat që kanë probleme tjera shëndetësore./Gazeta Enigma/

Related Articles