Para më shumë se pesë muaj, Hungaria e ka arrestuar një 48-vjeçar nga Serbia, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.
S.S, dyshohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë.
Gjykimi për ekstradimin e tij do të mbahet më 1 mars.
Kështu u bë e ditur në një përgjigje për Klan Kosova nga Gjykata Metropolitane e Budapestit.
“Ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”.