Më 15 shtator nis paraqitja e provave nga Mbrojtja në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më 15 shtator nis paraqitja e provave nga Mbrojtja në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më 15 shtator 2025, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pritet të nisë faza e paraqitjes së provave nga mbrojtja në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëakuzuarve të tij: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, shkruan Gazeta “Enigma”.

Seanca do të hapet me dëshminë e parë të thirrur nga mbrojtja e z. Thaçi dhe, sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, ajo pritet të jetë kryesisht publike. Seanca do të nisë në orën 09:00 dhe do të transmetohet me një vonesë prej 45 minutash në tri gjuhë – shqip, serbisht dhe anglisht – përmes faqes zyrtare të DHSK-së.

DHSK rikujton vizitorët se është e domosdoshme respektimi i rregullave të sjelljes brenda ambienteve të gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Related Articles