Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar nga dy persona.
Për këtë rast, sot po mbahet seancë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, Driton e Korab Lulaj.
Ndonëse gjatë ditës pati kërkesë nga avokatët që të shtyhet seanca për pak orë, e njëjta ka rinisur.
Por, kjo seancë po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi mediat nuk janë lejuar të hyjnë brenda, siç njofton Klan Kosova, transmeton Gazeta Enigma.