Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari, me ftesë të ish-sekretares amerikane, Hillary Clinton, ku do ta marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.
Presidenca përmes një komunikate, ka njoftuar se Osmani e Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive.
“Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarëve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile. Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Presidentja Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.” – thuhet tutje.
Osmani ndërkaq, më herët ka njoftuar se është takuar me Clinton tashmë.