Departamenti Amerikan i Shtetit: Veprimet në veri u bënë kundër këshillës tonë, do të kenë pasoja për raportet SHBA-Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Veprimet në veri u bënë kundër këshillës tonë, do të kenë pasoja për raportet SHBA-Kosovë

Departamenti i Shtetit e ka publikuar tashmë në faqen zyrtare reagimin në lidhje me zhvillimet në veri të vendit, duke “dënuar ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës”.



Në reagimin e DASH-it, thuhet se veprimet e Kosovës ishin në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe partnerëve evropianë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, SHBA thekson se këto veprime kanë përshkallëzuar situatën, derisa i bëhet thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta ndryshojë “kursin”.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim.

Related Articles