“Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, Xhemajl Hasani “ngushëllon” veten me këngën e Medës

“Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, Xhemajl Hasani “ngushëllon” veten me këngën e Medës

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i cili gjatë fushatës zgjedhore u bë i njohur me deklaratën e tij për veturën “Ferrari”, tani po vazhdon të ironizojë me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Hasani në profilin e tij në Facebook ka shkruar “kah zyrat e cilës parti kalon kryetari i ardhshëm i Podujevës”, duke shtuar tutje se partitë tjera të mos sillën nga Nisma.

“Kah Nisma mos u sillni shumë se hala nuk dihet se çka ka ndodhë me rezultate”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pak orë më vonë, Hasani ka publikuar një video, siç ka thënë ai duke u relaksuar me këngën e këngëtarit Meda.

Hasani në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur i pesti, duke grumbulluar vetëm 199 vota. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles