Formacionet zyrtare: Atletico dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen kryesore të raundit të tretë

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen kryesore të raundit të tretë

Në Estadio Wanda Metropolitano, Atletico Madridi dhe Liverpooli zhvillojnë kryendeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.



Los Rojiblancos kanë regjistruar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para, derisa Redsat i kanë fituar të dyja sfidat.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Diego Simeone dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë përgatitur skuadrat që do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Felipe, Kondogbia, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Lemar; João Félix, Griezmann.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Keita, Milner, Henderson; Salah, Firmino, Sadio Mane./Gazeta “Enigma”/

Related Articles