Më në fund – KQZ nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Më në fund – KQZ nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Vlamir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, tha ai.

Numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet parlamentare ka ngjallur pakënaqësi në shoqërinë civile, pasi është tejzgjatur.

Related Articles