Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00.
Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”
Më tej është bërë e ditur se motoja e kësaj proteste është ‘’Marshojmë për njëra-tjetrën’’.