Më shumë orë me diell, gjatë kësaj jave do të kemi temperatura verore

Më shumë orë me diell, gjatë kësaj jave do të kemi temperatura verore

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.  Sipas IHMK-së do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.

Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. 

Related Articles