Mediat e Malit të Zi shkruajnë për rastin e ambasadorit Martin Berishajt (Dokument)

Mediat e Malit të Zi shkruajnë për rastin e ambasadorit Martin Berishajt (Dokument)


Një medium malazes “Press”, ka raportuar të hënën lidhur me rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se përmes kompanisë së tij “MB Consulting”, e cila është e regjistruar në Podgoricë, ka pastruar rreth 600 mijë euro, transmeton Gazeta “Enigma”.

Mediumi në fjalë raporton për këtë skandal, duke i cituar mediat sllovene dhe kosovare. Sipas Regjistrit Qendror të Subjekteve të Biznesit (CRPS), Berisha themeloi MB Consulting në dhjetor 2016.

Kjo kompani ka realizuar një fitim neto prej 99,141 euro në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 fitimi neto është rritur shumë herë në 807,030 euro.

Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se i ka transferuar rreth 600 mijë euro para të gatshme nga një llogari bankare në Mal të Zi tek politikani slloven Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Media press.co.me në Mal të Zi, njofton se llogaritë e Berishajt në Mal të Zi janë bllokuar si pasojë e një borxhi prej 31 mijë e 14 eurove, që ka ngritur edhe më shumë dyshime në përfshirjen e tij në skandal.

Tutje mediumi “Press”, thekson se bëhet fjalë për paratë që kompania “MB Consulting” ka marrë nga kompania energjetike GEN, e cila është e regjistruar në Serbi.

Ndëërkohë një grup qytetarësh të Alternativës së Malit të Zi kanë publikuar sot një deklaratë në rrjetet sociale, duke pretenduar se kompania e regjistruar në Serbi ka financuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ndërsa njerëzit në Ballkan po grinden për kombin dhe fenë, liderët e vendeve ballkanike nuk e kanë atë problem. A e dini se kompania GEN-I doo, e regjistruar për tregtinë e energjisë elektrike në Serbi, financoi kryeministrin e Kosova Albin Kurti Gjegjësisht, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka hapur kompaninë “MB Consulting” doo në Mal të Zi në vitin 2016”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata shtuan se ishte interesant fakti që vëllai i Martin Berishaj ishte i punësuar nga Nik Gjeljošaj në Komunën e Tuzit si “këshilltar për mirëmbajtjen e faqeve të internetit”.

“Martin Berishaj dhe Nik Đeljošaj janë miq të shkëlqyer. Sa aleancë e mirë e Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë! Jugosllavia e vogël…”, tha Alternativa Mali i Zi.

Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, Martin Berisaj ka lindur në Tuzi të Malit të Zi.

Që nga viti 1989 dhe gjatë viteve 1990, Berishaj është përfshirë aktivisht në jetën kulturore në Slloveni dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike atje.

Ai ishte kryetar i partisë së parë shqiptare në Slloveni, “Bashkimi Demokratik i Kosovës”, dhe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në Slloveni në vitin 1990.

Berisha ishte pjesë e Komisionit për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, të formuar nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë.

Ndërkohë nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë deklaruar së fundmi se kanë hapur hetime lidhur me rastin.

Pas grumbullimit të provave në fazën preliminare të hetimit ata kanë konstatuar se s’ka ndonjë parregullësi sa i përket transaksioneve në vlerës prej 600 mijë eurove që i janë bërë firmës së Martin Berishajt nga dega e GEN-it në Beograd, e as sa i përket funksionimit të kompanisë së ambasadorit Berishaj MB Consulting. / Gazeta Enigma.

Related Articles