Sulmuesi Fisnik Asllani po e ëndërron kalimin te Barcelona, prandaj edhe po vonohet një kalim te Borussia Dortmund.
Mediat gjermane javët e fundit raportuan se Asllani është lojtar i Dortmundit, me “Verdhë e Zinjtë” që do të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit, pra të aktivizojnë klauzolën e lirimit.
Megjithatë, “Sport.es” raporton se Asllani është shkaktari kryesor se pse nuk po realizohet ky transferim, ngase ylli i Kosovës ende po e ëndërron një kalim te Barcelona.
Raporti shton se Barcelona përpos Julian Alvarez është e interesuar për të nënshkruar edhe me një numër 9, meqenëse Ferran Torres gjithnjë e më shumë po i afrohet një transferimi te Paris Saint-Germain.

Drejtori sportiv Deco po i jep prioritet Asllanit, para Dusan Vlahovicit, por vendimin përfundimtar do ta ketë trajneri Hansi Flick.
“Opsioni më i favorizuar nga drejtori sportiv është Asllani, lojtar që ka shkëlqyer në Bundesliga dhe ka një klauzolë lirimi prej 29 milionë eurove”.
“Borussia Dortmund e kërkon, por Asllani i ka ndalur negociatat, duke shpresuar në një lëvizje te Barcelona. Klubi ka biseduar me të dhe përfaqësuesit e tij dhe janë të sigurt që ai dëshiron të vjen, por vendimi final do t’i takojë Flick”, thuhet në raport.
