Mehaj: 23 vite më parë filloi përballka historike mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb

Mehaj: 23 vite më parë filloi përballka historike mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se 23 vjet më parë filloi përballja historike mes humanes dhe barbarisë së regjimit shovinist serb.

Mehaj në postimin e bërë në Facebook, ka shkruar se “23 vjet më parë, NATO filloi fushata e bombardimeve ajrore, respektivisht Operacioni Allied Force, kundër caqeve ushtarake të shtetit kriminal të Serbisë”.

“Përpjekjeve tona titanike shekullore për liri, me shumë sakrifica, iu bashkuan në kohën më kritike, kombet liridashëse në formacionin e përbashkët, Aleancën Mbrojtëse të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë. Mirënjohje e përjetshme për gjithë ata diplomatë e ushtarakë që kontribuan në betejën tonë kritike”, thotë ai.

Tutje, ministri ka shtuar se emrat dhe vepra madhështore e Presidentit Clinton, Sekretares Albright, Gjeneralit Clark, Sekretarit Solana, Ambasadorit Holbrooke, janë të skalitur thellë në historinë, identitetin e Republikës sonë dhe qenien tonë shpirtërore.

Ndryshe, sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles