Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit e ka vizituar familjen e dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatime Hetemi, në veriun e Kosovës.
Mehaj me këtë rast tha se Mitrovica është një nga komuna që i ka dhënë më së shumti dëshmorë dhe martirë kombit shqiptar.
“Toka e shenjtë e Republikës, Mitrovica, është njëra nga komunat e cila i ka dhënë shumë dëshmorë e martir kombit shqiptar. Pavarësisht të gjithave, banorët janë të vendosur për të jetuar këtu”, tha Mehaj.