Mehaj: Pas 11 vjetësh Kosova afër strategjisë së re të sigurisë së saj

Mehaj: Pas 11 vjetësh Kosova afër strategjisë së re të sigurisë së saj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova, pas 11 vjetësh është afër strategjisë së re të sigurisë së saj.

Sipas tij, kjo strategji parasheh mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtjen e rendit kushtetues, sigurinë njerëzore si dhe integrimin në mekanizma ndërkombëtarë.

“Pas 11 vjetësh Kosova afër strategjisë së re të sigurisë së saj. Sot në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga 23 vendimet e saj, ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për pesë vitet e ardhshme (2022-2027). Strategjia paraqet objektiva të ndërlidhura me interesa shtetërore, siç janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në struktura euroatlantike dhe mekanizmat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Mehaj në facebook.

POSTIMI I PLOTË

Related Articles