Melinda tregon kush është reperja më e mirë shqiptare

Melinda tregon kush është reperja më e mirë shqiptare

Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej emrave më të kërkuar dhe më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Së fundmi, reperja ka zhvilluar një intervistë për “After Party”.

Melinda u vu përball disa pyetjeve personale, disa prej të cilave ka refuzuar të iu përgjigjet.

Por, teksa u pyet se kush është sipas saj reperja më e mirë shqiptare, autroja e “Nashta” nuk ka hezituar të thotë emrin e saj.

“Melinda”, u përgjigj shkurtë rap-artistja.

Ndryshe, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Mere” që u publikua në shkurt të këtij viti.

Related Articles