Konjufca takohet me kongresistin republikan, flasin për njohje të reja

Konjufca takohet me kongresistin republikan, flasin për njohje të reja

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.

Gjatë takimit u fol për zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, por edhe për intensifikimit e bashkëpunimin në mes dy vendeve, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Konjufca e Aderholt folën për përkushtimin e institucioneve kosovare për sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, por edhe avancimit të procesit të njohjeve dhe dialogut me Serbinë.

Related Articles