Memli Krasniqi takon djalin e Sorosit në New York

Memli Krasniqi takon djalin e Sorosit në New York

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi njoftoi se pas përfundimit të vizitës në Washington të ShBA-së, ka takuar dje në në New York Alex Sorosin, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Ai tha se Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive.

“Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Related Articles