Menaxhimi i krizës energjike, miratohet formimi i komisionit hetimor

Menaxhimi i krizës energjike, miratohet formimi i komisionit hetimor

Kuvendi e ka miratuar mocionin për formimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike.

Të gjithë deputetët kanë votuar pro këtë mocioni, i cili si rrjedhim e përfshin si pikë të radhës për diskutim, formimin e këtij komisioni hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës së rrymës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kryesia e Kuvendit më 21 mars, pas diskutimit në lidhje me kërkesën e PDK-së, ka vendosur që komisionit t’i ketë 11 anëtarë dhe mandati i tij të jetë gjashtëmujor. Propozimet e grupeve parlamentare për përbërjen do të paraqiten në këtë seancë parlamentare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Related Articles