Të shumtë janë bashkëvendasit që kanë marrë rrugë drejt Kosovës, në prag të festave të fundvitit.
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë.
E në Jarinje ato zgjasin 30-40 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Gazeta Enigma.
Në Merdarë pritjet për hyrje janë 10-15 minuta, ndërsa në pikat tjera rreth 5 minuta. /Gazeta Enigma