Një automjet me targa të Gjermanisë, shoferi i cili duket të jetë një mërgimtar kosovar, ka hyrë sot mbi Urën e Ibrit, ani se Qeveria ende nuk e ka lëshuar zyrtarisht urën për qarkullim të automjeteve.
Me t’u parë kjo, karabinerët italianë dhe Policia e Kosovës kanë ndërhyrë për ta larguar atë.
Vetura ishte e prodhuesit “Mercedes” me targa të Gjermanis.
Në videot e shpërndara, një pjesëtar i karabinierëve shihet duke i bërë me shenjë me dorë mërgimtarit që të kthehet andej nga kishte ardhur, në jug.
Më pas, dy policë të Kosovës shihen duke ecur mbi urë, drejt veturës së mërgimtarit. /Gazeta Enigma