Mërgimtarit i digjet qëllimshëm vetura (VIDEO)

Një veturë është djegur në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Ndonëse erdhi për festë tek familja e bashkëshortes, Enis Dacit, dikush ia dogji veturën.

“Është kallë kerri dhe kur kemi ardhur ne ka pasur flakë, kerri ka pas erë të benzinës, dhe ne bashkë e kemi shuar ketë zjarr, flaka ka qenë e madhe”.

Mirëpo, njëra nga familjaret po dyshon diku.

”Ka ndodhë një zënkë, besoj që zënka e ka sjellë situatën deri këtu”.

Derisa sipas policisë, rasti i inicuar si zjarrvënie po hetohet./Gazeta Enigma/

Related Articles