Policia e Kosovës raporton se një shtëpi është djegur në Zubin Potok.
Sipas raportit, ende nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarrit, me të cilin rast po merren njësitë policore dhe zjarrfikësit. Prokurori i vendit, po ashtu po heton rastin.
“Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohur ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.