Ambasadori gjerman: E rëndësishme që diskutimet për Asoacionin të ecin para

Ambasadori gjerman: E rëndësishme që diskutimet për Asoacionin të ecin para

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është shumë e rëndësishme që diskutimet për formimin e Asociacionit të shkojnë përpara.



Duke rishpërndarë deklaratën e zyrtarit amerikan, Derek Chollet për këtë çështje, ambasadori Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës, Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për Asociacionin më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde. / Gazeta Enigma.

Related Articles