17-vjeçari Erion Kajtazi është varrosur mes lotësh dhe dhimbjesh në fshatin Zasellë të Mitrovicës, raporton Gazeta Enigma.
Të pranishëm në varrimin e Kajtazit kanë qenë futbollistët e Trepçës ’89 dhe shokët e tij.
Po ashtu prezent në varrimin e tij kanë qenë krerët e FFK-së në krye me Agim Ademin dhe të tjerët.
Lajmi për vdekjen e hershme të Erionit e ka tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën.
Gazeta Enigma sjellë fotografi nga ceremonia e varrimit të Erion Kajtazit: