“Mesazhi provokues” shkaktar që UEFA hap procedurë disiplinore ndaj FSHF-së

UEFA ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, për ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë.

Sipas tyre kjo procedurë ka nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, njofton Reuters, përcjellë Gazeta Enigma.

Megjithatë lidhur me mesazhin provokues që pretendohet se është transmetuar, UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se në përballjen e Kuqezinjëve me Italinë, të panishëm ishin mbi 50 mijë tifoz shqiptar. /Gazeta Enigma

Related Articles