Kryetari i fundit i Kryesisë së ish-RFJ-së dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, duke folur për çështjen e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë se politika serbe është “shumë agresive”.
Mesiq, megjithatë, beson se Kosova është një çështje teknike dhe Serbia nuk mund ta marrë Kosovën në asnjë mënyrë.
“Është një iluzion”, deklaroi Mesqi, raporton Al Jazeera.
Mesiq vlerëson se problemi i rajoni, i cili më vonë reflektohet në të tjerët është se pas luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbia, e cila filloi luftën, nuk përjetoi katarsis pas luftës.
“Dhe ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Milosheviqit sepse shkoi në luftë, por sepse ai nuk e fitoi luftën”, tha Mesiq, një nga pjesëmarrësit në Forumin e tetë në Baku, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas tij, në anën tjetër është Kroacia, e cila në masë të madhe ka ruajtur marrëdhëniet që ekzistonin në kohën e Tuxhmanit, i cili bashkë me Milosheviqin e ndau Bosnjën e Hercegovinën.
“Tani keni ata trashëgimtarë që mendojnë se në botë ka ardhur koha që Bosnja e Hercegovina të ndahet përsëri”, paralajmëroi ai.
Ai thotë se kishte përpjekje që Mali i Zi të kthehet në një marrëdhënie.
“Ata provuan gjithçka dhe tani kanë që në aspektin fetar të prishin marrëdhëniet që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se kjo është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon”, vlerëson Mesiq.
Ai fajëson edhe Bashkimin Evropian, sepse nuk i ka zgjidhur disa nga problemet e brendshme.
“Bashkimi Evropian sot nuk ka një lider që ka vizion. Ka zyrtarë që i mbajnë gjërat, por nuk ofrojnë rrugëdalje. Nuk kemi liderë që do të tërheqin vendet që nuk janë në Bashkimin Evropian për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Nga njëra anë ka humbur entuziazmi i atyre që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër ju jeni lodhur duke u anëtarësuar. Natyrisht, këta liderë nuk e dinë se fati i Evropës është në bashkimin e saj. E gjithë kjo vonesë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dëmton vetë BE-në dhe politikën botërore”, përfundoi Mesiq./Gazeta Enigma/