Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Nga ky konflikt një person mbeti i vrarë, identiteti i të cilit u mësua menjëherë.
Premtim Gashi është viktima e kësaj përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë.
I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.
Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat”. I njëjti ishte plagosur në shkurt të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa.
Konflikti mes dy familjeve është i kahmotshëm.
Ndryshe, Premtimi ishte liruar ditë më parë nga burgu. /Gazeta Enigma
Mësohet identiteti i viktimës nga përleshja e armatosur në Prishtinë, i takon grupit “Capat”
