Mësohet kundërshtari i Ballkanit në play-offin e Ligës së Konferencës

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në play-offin e Ligës së Konferencës

Ballkani në fazën e play-off të Ligës së Konferencës do ta ketë përball ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov.

BATE u eliminua në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

Ky klub garon në elitën e futbollit bjellorus dhe janë klubi më i suksesshëm me 15 tituj kampioni, përfshirë 13 të fituar radhazi. Klubi ka fituar gjithashtu katër Kupa të Bjellorusisë dhe katër Superkupa.

BATE është skuadra e vetme bjelloruse që është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe atë pesë herë ( 2008–09 , 2011–12 , 2012–13 , 2014–15 dhe 2015–16 ).

Ata kanë luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evopës katër herë (2009–10 , 2010–11 , 2017–18 dhe 2018–19 ).

Në ndeshjen e parë kundër BATE-s, Ballkani do të jetë vendas në “Fadil Vokrri” më 24 gusht, ndërsa ai i kthimit pas një jave.

Fituesi i këtij dueli, do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Related Articles