Mësohet se sa do të dënohet Tonali për vënien e basteve, avokatët po mundohet ta ulin dënimin e mesfushorit

Mësohet se sa do të dënohet Tonali për vënien e basteve, avokatët po mundohet ta ulin dënimin e mesfushorit

Sandro Tonali ka luajtur ndeshjen e fundit në fundjavë me fanellën e Newcastle United para një dënimi të rëndë që pritet ta marrë.

Mesfushori italian është përfshirë në një skandal të basteve ku ka pranuar fajësinë dhe ka bashkëpunuar me Federatën Italiane të Futbollit dhe Prokurorinë e Sportit.

Tonali ka pranuar fajësinë ku ka zbuluar se ka luajtur edhe ndeshjet e ish-skuadrës së tij Milanit, megjithatë pranimi i fajësisë dhe bashkëpunimi me organet kompetente është marrë parasysh për t’ia ulur dënimin.

Për statusin zyrtar është i nevojshëm edhe miratimi i presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina, dhe i Prokurorisë së Përgjithshme për Sportin.

Procesi i ndjekur është praktikisht i njëjtë me atë të Nicolo Fagiolit të Juventusit, edhe nëse ish-lojtari i Milanit do të përballet me një dënim më të rëndë, duke pasur parasysh bastet që përfshijnë edhe ish-skuadrën e tij.

Marrëveshja e pranimit të fajësisë duhet të përgjysmojë automatikisht skualifikimin e parashikuar nga ligji, por duke pasur parasysh vetë raportimin dhe qëndrimin bashkëpunues të lojtarit përpara referimit, sanksioni mund të reduktohet më tej.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme në Itali, Tonali pritet të dënohet me 12 muaj mos lojë, derisa përfaqësuesit e tij po synojnë ta reduktojnë dënimin në tetë ose 10 muaj.

Gjithsesi dy ditët e ardhshme janë vendimtare ku do të merret vendimi për dënimin e mesfushorit italian.

Related Articles