“Messi do ta fitoj Topin e Artë”

“Messi do ta fitoj Topin e Artë”

Gazetari i Sky Sports Matteo Moretto, shprehet i sigurtë se Lionel Messi do të shpallet të hënën e ardhshme si fituesi i Topit të Artë.

Ylli 34-vjeçar e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe ky vlerësohet si një nga arsyet se pse ai do ta marrë këtë çmim, derisa ishte edhe golashënuesi më i mirë në La Liga në edicionin e kaluar dhe fitoi Kupën e Mbretit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është në rivalitet të madh me Jorginhon e Chelseat që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, dhe me Robert Lewandowskin që ishte golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fitoi Bundesligën me Bayern Munichun.

Por, Moretto ka thënë se ‘La Pulga’ do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do e pranojë Topin e Artë të shtatë në karrierë.  /Gazeta Enigma/.

Related Articles