Therje me thikë në Vitomiricë të Pejës

Therje me thikë në Vitomiricë të Pejës

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës pas një mosmarrëveshje ka ardhë deri të sulmi me thikë, deri sa lëndime trupore ka marrë edhe një person tjetër, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë.

“Vitomiricë, Pejë 26.11.2021-13:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht  me thikë viktimën mashkull  kosovar dhe gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri i dyshuar, ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit  është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti vazhdon të hetohet” thuhet ne raportin e Policisë.

Related Articles