Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi ka zbuluar se Messi e ka uruar për punën e re në “Camp Nou”.
Xavi e zëvendësoi Ronald Koemanin si trajner të Barcelonës javën e kaluar, pasi prishi kontratën me Al Sadd. Katalonasit e kanë nisur keq sezonin e ri dhe do të kërkojnë këndelljen nën drejtimin e trajnerit të ri.
41-vjeçari është uruar edhe nga ish-bashkëlojtari i tij, Messi, teksa nuk e fshehu dëshirën për ta trajnuar gjashtë here fituesin e Topit të Artë, transmeton Gazeta Express.
I pyetur se a do të dëshironte ta trajnonte Messin, që e la Barcelonën pas 21 viteve për t’ju bashkuar PSG-së, Xavi tha: “Messi, Eto’o, Ronaldinho, sigurisht, por ata nuk janë këtu. Messi është një mik i mire, ai më uroi fat në punën e re. Por nuk mund të mendoj për lojtarët që nuk janë këtu”.