Një mësuese nga Prishtina përfundoi dje në polici.
Kjo pasi që një nënë raportoi se ajo ia ka rrahur djalin e saj.
Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta “Enigma”/