Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ish-Komandantin Super të Forcave të NATO-s, Wesley Clark.
Meta u shpreh mirënjohës për kontributin e Clark për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë gjatë luftës së fundit, që sipas tij i dha fund gjenocidit etnik në vend e rajon.
“Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan”, është shprehur Meta.
Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Meta qëndroi në Kosovë për vizitë lamtumirëse pasi edhe pak ditë i skadon mandati si president i Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tij, ai u takua me krerët e politikës kosovare, teksa takoi edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.