Milazim Krasniqi: Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte, edhe Vuçiqi frikësohet nga Haki Abazi

Milazim Krasniqi: Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte, edhe Vuçiqi frikësohet nga Haki Abazi

Profesori univeristar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas paralajmërimit të deputetit të VV-së, Haki Abazit se do të flasë për disa “audio/video incizime dhe skandale”, që, siç thotë ai, synohen të mbulohen me këtë urdhër të Kurtit.

Krasniqi ka shkruar se Kurti nuk duhet me flejtë rahat sonte përderisa edhe Vuçiqi po i frikësohet.

Ai tutje ka shkruar se Vuçiqi e ka përmendur disa herë Haki Abazin me disa deputetë serbë dhe konkludimi i Vuçiqit ishte se Haki Abazi është i rrezikshëm.

“Vuçiqi e përmendi disa herë me emër e mbiemër Haki Abazin, gjatë polemikave me disa deputetë të opozitës serbe. Konkludimi i Vuçiqit ishte se Haki Abazi është i rrezikshëm. Nëse frikësohet Vuçiqi nga Haki Abazi, tybe Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte. Fort tutna që darkë falas nuk ka te Rokfelleri. Ka rrezik që ta nxjerrë për hundësh”, ka shkruar Milazim Krasniqi.

Related Articles