Minatorët kërkojnë rritje pagash, përmendin protesta e greva

Minatorët kërkojnë rritje pagash, përmendin protesta e greva

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kërkon rritjen e pagave.

Ata thonë se për shkresat e dërguara tek menaxhementi nuk kanë marrë përgjigje, andaj theksojnë se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre, do të ndërmarrin veprime sindikale.

“Puna në minierë është punë specifike me rrezikshmëri të lartë në vendet e punës, në mungesë të kushteve kemi edhe përfitime të sëmundjeve shëndetësore. Pastaj inflacioni i madh në vend, ngritja e çmimeve e shton edhe më shumë shqetësimin tonë. Prandaj me kërkesë të minatorëve kërkojmë që të kemi rritje në pagë”, thuhet në kumtesë.

“Ne si sindikatë kemi bërë përpjekje maksimale që këto kërkesa tona të realizohen përmes dialogut social, mirëpo ende s’kemi marrë ndonjë përgjigje. Andaj ne si sindikatë kërkojmë që në ditët në vazhdim të shqyrtohen kërkesat tona. Ose në të kundërtën do të marrim veprime sindikale, të cilat na i garanton ligji duke protestuar apo edhe duke mos përjashtuar edhe grevën”.

Related Articles