I kërkuari për ngacmim në Prizren vetëdorëzohet në Polici, dërgohet në mbajtje

I kërkuari për ngacmim në Prizren vetëdorëzohet në Polici, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e një personi të dyshuar për ngacmim.

Përmes një njoftimi për media, Policia njoftoi se rasti ka ndodhur më 28 shkurt në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

Pas publikimit të fotografisë në faqen zyrtare, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor në Prizren.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Togeri Shaqir Bytyqi nga Policia e Kosovës në Prizren.

“Pas publikimit në media, personi i njëjtë është lajmëruar vet në stacionin policor në Prizren. Aty është intervistuar dhe pas intervisimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. I njëjti ka qenë i dyshimtë edhe për tri vepra penale të natyrës së njëjtë”, tha Bytyqi.

Related Articles