Mineralet e rralla të Ukrainës, pas ShBA-së dhe Franca shpreh interesim për to

Mineralet e rralla të Ukrainës, pas ShBA-së dhe Franca shpreh interesim për to

Ministri i Forcave të Armatosura të Francës, Sébastien Lecornu, së fundmi është shprehur se Parisi zyrtar është gjithashtu në bisedime me Kievin për furnizim të mundshëm me mineralet e rralla, që do të përdoren për industrinë e mbrojtjes, raporton LeMonde, tranasmeton Gazeta Engima.

“Ne po e diskutojmë këtë çështje për nevojat tona. Industria jonë e mbrojtjes do të ketë nevojë për një numër të caktuar mineralesh për tridhjetë apo katërdhjetë vjetët e ardhshëm”, ka thënë Lecornu.

Më tej ai ka shtuar se Franca nuk kërkon të “rimbursohet” në asnjë formë ose mënyrë, referencë kjo që lidhet me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dëshiron qasje në mineralet e rralla të Ukrainës në këmbim të ndihmës ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë të premten në Ëashington, për ta finalizuar kornizën e marrëveshjes mbi mineralet me presidentin Trump. /Gazeta Engima

Related Articles