Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka vazhduar edhe në profilin e saj në Facebook përplasjen me ministrin Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.
Musliu ka shkruar se edhe pas njëmbëdhjetë ditësh nuk ka marrë përgjigje në pyetjen që ia ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, të cilin e ka quajtur manipulant e gënjeshtar.
“Ka 11 dite qe kam protokolu pytjen por as sot nuk mora përgjigjje nga Ministri manipulant e gënjeshtar. Ai as sot nuk e tregoj datën kur e ka marrë vendimin për anulimin e thirrjes për grande dhe as datën e shpalljes se vendimit për anulim”, ka shkruar Musliu.
Musliu e ka quajtur Pecin “Ministër Pinikio”.
“Minister Pinokio nuk po ndalet me gënjeshtrat e tij”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, përplasja e Musliut dhe Pecit filloi sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Musliu ka kërkuar nga ministri Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë./ Gazeta Enigma.