Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka mbajtur takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku kanë bashkëbiseduar për realizimin e projekteve në sektorin e kulturës.
Ministri Çeku ka thënë se në takim me kryetarin Ahmeti janë dakorduar për avancim të bashkëpunimit institucional.
“Bashkëpunimit për ta avancuar agjendën e zhvillimit në Kosovë dhe tema tjera të interesit të përbashkët dhe do të vazhdojmë të realizojmë punë që na presin dhe dialogu ekziston”.
Njëherit, Ahmeti tha se kanë biseduar edhe për rregullimin e infrastrukturës në objektet kulturore.
“Janë disa gjëra që i ndajmë si lufta për trashëgimi kulturore dhe nuk është aspak e lehtë. Shumë shpejt do t’i koordinojmë të gjitha punët. Për Sallën Koncertale, teatrot dëshirojmë t’i funksinalizojmë edhe më shumë dhe infrastrukturën. E mira e kësaj është që kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt ta përfundojmë stadiumin që përdoret tash nga përfaqësuesja e Kosovës. Dhe vazhdon bashkëpunimi për Bienalen ku do të kemi 200 mijë vizitorë dhe do të jetë prioriteti kryesor që të jemi sa më të përgatitur”.