Ministri gjerman i shtetit për Evropë, Michael Roth ka reaguar pas dënimit përfundimtar me burg të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, raporton Gazeta “Enigma”.
Roth ka shkruar se kryerësit e gjenocidit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Gjykimi përfundimtar kundër Mladiqit është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, tha Roth.
Final judgement against #Mladić is important contribution to the prosecution of the horrific atrocities committed in former #Yugoslavia. Perpetrators of genocide, war crimes+crimes against humanity must be held accountable.Reconciliation needs truth+the acceptance of facts!— Michael Roth MdB ???????? (@MiRo_SPD) June 9, 2021