Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani në orën 10:00 pret në takim ministrin Schallenberg, ndërsa pas takimit do të ketë komunikatë për media.
Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhet e ditur se takimi Gërvalla- Schallenberg do të mbahet në orën 10:30.
Pas takimit të dy ministrave do të ketë konferencë për media.
Gërvalla do ta pres ministrin austriak në Aeroportin e Prishtinës në orën 09:00.