Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio kërkoi nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi.

Ai theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave, shkruan ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando në një postim në Twitter.

Ndryshe, në seminarin mbi Ballkanin Perëndimor me temën “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Piero Fassino, u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Postimi i ambasadorit në Twitter.

Related Articles