Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot do ta vizitojë Kosovën.
Çavuşoğlu, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Ministri turk pritet të aterojë në Kosovë, rreth orës 17:30.
Kujtojmë se Gërvalla dhe Çavuşoğlu, dje kanë marrë pjesë në Forumin për Dialog në Prespë.