Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët nga veriu i Kosovës do të kthehen në institucione.
Vuçeviq theksoi se aq sa Serbia po përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të dëmtuar paqen dhe stabilitetin.
“Ku janë të drejtat e njeriut tani? E vetmja gjë është se nuk ka të drejta të njeriut kur flasim për Serbinë, për serbët në Kosovë. Kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët do të kthehen në institucione. Sa që Serbia përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të minuar paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçeviq