Ministrit i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbajtur konferencën e parë për medie, ku ka njoftuar me punën që do të bëjë në këtë Ministri.
Ai tha se ai do të jetë i fokusuar më dy shtylla gjatë mandatit të tij, e që sipas tij, janë ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që deri me tani nuk i ka pasur FSK-ja dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale.Sipas ministrit qëllim i tyre po ashtu është edhe anëtarësimi në NATO, por thotë se lidhet me faktorët politik, me vendet që se kanë njohur Kosovën.
“Është për t’u theksuar së është e rëndësishme që gjatë këtij gjysmën e mandatit do të jemi i fokusuar që të arrijë katër objektivat, dy që lidhen me Ministrin e Mbrojtjes dhe dy me FSK-në. Ajo që lidhet me Ministrinë është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike dhe zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me aleatët tanë”.
“Dy objektivat tjera që lidhen me FSK, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake dhe kapacitete e reja do të ndërtohen me standarde e NATO-së. Objektiv që lidhjet me forcën poashut është ruajta e kapaciteteve ushtarake. Për të ardhur deri këtu dhe për të arritura atë që e kemi arritur ka qenë e pamundur pa përkrahjen e kryeministrit Kurti. Kemi premtim nga kryeministri që të kemi rritje të buxhetit për vitin. Një pikë tjetër është edhe rekrutimi, ky rekrutim është duke vazhduar, tani janë 612 rekrutuar që janë duke përfunduar trajnimin bazik”.
“Dy shtyllat që do të fokusohem ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që nuk i kemi pasur me herët dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale. Prioritet do të jenë po ashtu edhe investimet kapitale. Qëllim i yni është integrimi në NATO, anëtarësimi në NATO varte edhe nga shumë faktor të tjerë, nga vendet mos njohës ndaj Kosovës. FSK ka plotësuar dhe vazhdon që të plotësoj të gjitha standardet për të bashkëpunuar me NATO-në”, tha ai.