Ministri izraelit gjatë vizitës në Kosovë bën homazhe tek Memoriali Herionat

Ministri izraelit gjatë vizitës në Kosovë bën homazhe tek Memoriali Herionat

Delegacioni nga shtetit i Izraelit, kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai gjatë ditës së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi kanë vizituar Monumentin Newborn dhe kanë bërë homazhe te Memoriali Herionat duke vendosur lule, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo vizitë do të pasohet me një numër të madh të aktiviteteve dhe takimeve në ditët në vazhdim.

Siç thuhet tutje në komunikatë, të dy ministrat nesër do të mbajnë një takim të përbashkët./Gazeta Enigma/

Related Articles